🇺🇸 Vizat, Green Card dhe Leja e Punës: Ndryshojnë Rregullat e Pagesave në SHBA – Ja sa do të kushtojë çdo aplikim nga 1 Marsi!

SHBA – Një paralajmërim i rëndësishëm vjen për të gjithë shqiptarët që janë në proces emigracioni apo bashkimi familjar në Shtetet e Bashkuara. Nga data 1 mars 2026, Shërbimi i Emigracionit (USCIS) ka aplikuar rregulla dhe tarifa të reja që prekin drejtpërdrejt xhepin tuaj dhe shpejtësinë e marrjes së dokumenteve.

Nëse jeni duke përgatitur dosjen për bashkim familjar, leje pune apo jeni student në pritje të OPT-së, ky informacion është kritik: Çdo gabim në shumën e pagesës do të çojë në kthimin mbrapsht të gjithë aplikimit tuaj!

Çfarë ka ndryshuar konkretisht në Mars 2026?

Focusi kryesor i kĂ«tij ndryshimi Ă«shtĂ« “Premium Processing” (shĂ«rbimi i pĂ«rshpejtuar). PĂ«r tĂ« pĂ«rballuar inflacionin, USCIS ka rritur çmimet pĂ«r kĂ«do qĂ« dĂ«shiron njĂ« pĂ«rgjigje brenda pak ditĂ«sh. Po ashtu, janĂ« pĂ«rditĂ«suar kostot pĂ«r lejet e punĂ«s (EAD) pĂ«r kategoritĂ« e azilit dhe mbrojtjes sĂ« pĂ«rkohshme.

Tabela e Pagesave: Ja sa duhet të paguani sot!

Dokumenti / ShërbimiTarifa Zyrtare 2026
Bashkimi Familjar (Peticioni I-130)$625 (online) / $675 (me postë)
Aplikimi për Green Card (I-485)$1,440
Leja e PunĂ«s (I-765) – PĂ«r AzilkĂ«rkuesit$560
Leja e PunĂ«s (I-765) – BashkĂ« me Green Card$260
Leja e UdhĂ«timit (I-131 – Advance Parole)$630
Vula e Green Card (pasi vjen nga Shqipëria)$235

PĂ«r shĂ«rbimin “Premium” (PĂ«rpunim i shpejtĂ«):

  • Vizat e punĂ«s (H-1B, L-1, O-1): $2,965
  • Leja e PunĂ«s pĂ«r StudentĂ«t (OPT): $1,780

Kushtet e reja që duhet të dini:

Përveç parave, USCIS ka vendosur kushte të rrepta për pranimin e dosjeve:

  1. Edicioni i Formularit: Duhet të përdorni vetëm versionin e fundit të formularit I-907 (data 03/01/26) dhe formularët e tjerë të përditësuar në uebsajtin zyrtar.
  2. Posta: Nëse aplikimi juaj është postuar në ose pas 1 marsit me tarifën e vjetër, ai do të refuzohet menjëherë.
  3. Mënyra e Pagesës: USCIS po inkurajon fuqishëm aplikimet online, duke ofruar tarifa më të ulëta (ulje prej $50) për ata që nuk përdorin rrugën me postë.

Mos e lini aplikimin tuaj të digjet për një gabim në tarifë!

Foto: Arkiv /USCIS