Koncerti “Sounds of Albania” nga Kuarteti Mbretëreshë Teuta Kumbon Fort për Mëmëdhenë

Te koncerti i Kuartetit Mbretëreshë Teuta “Sounds of Albania” në Tribeca Performing Arts Center u rikrijuan dimensione të reja artistike të repertorit të muzikës shqiptare. Zemra artistike e koncertit është aranzhimi mjeshtëror dhe interpretimi superior i programit. Orkestrimi i pjesëve nga Drejtuesi Edi Ellie Xhani ruan identitetin melodik, forcën emocionale dhe kujtesën kolektive të këngës, […]