Festivali i Los Angeles bashkon aktoren Enxhi Cuku dhe regjisorin Aurel Naqi në zemër të Hollywood. 

Festivali i Los Angeles bashkon aktoren Enxhi Cuku dhe regjisorin Aurel Naqi në zemër të Hollywood

Festivali i Los Angeles bashkon aktoren Enxhi Cuku dhe regjisorin Aurel Naqi në zemër të Hollywood. 

Aroma e Trëndafilit Të Kuq me skenar dhe regji nga Aurel Naqi trokiti në festivalin më të madh indipendent të Los Angeles ARPA mes emrave të njohur të kinematografisë amerikane Joe Cortese, Danny Trejo, Collen Camp e shumë të tjerë.

Protagonistja kryesore e filmit Enxhi Cuku bëri daljen e parë pranë regjisorit Aurel Naqi në kinemanë madhështore Harmony Gold në zemër të Hollywood.

Një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e filmit, në 16 festivale të njohura, me 10 çmime të para, Best Drama në festivalin akademik të Torontos tinff, Best Drama në edicionin e 40 të filmit Film Crash, Best LGBTQ Short në festivalin e filmit në Venice, Best Romancë në festivalin e filmit në Vjenë, dhe pesë çmime në festivalin e filmit në Lindenhurst, Best Foreign, Best Director, Best Actress, Best Cinematography, Best Romance, gjithashtu dhe 3 nominime Best Drama, Best Actress në festivalin e filmit në Filadelfia, Best LGBTQ në festivalin e filmit në Hollandë, si dhe u përzgjodh finalist në edicionin e 23 të filmit në Springfield, Illinois. 

Filmi vazhdon rrugëtimin dhe presim surprizat e tjera në fillim të vitit të ri.