Presidentja e Kosovës nis vizitën në SHBA me një takim në Waterbury

Waterbury, CT – 20 shtator 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nisur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara me një takim të ngrohtë me komunitetin shqiptar në Waterbury, Connecticut.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani falënderoi mërgatën për mikpritjen dhe dashurinë e vazhdueshme ndaj vendlindjes, duke e cilësuar këtë takim si “të veçantë dhe të mbushur me emocione”.

Një mirënjohje e veçantë iu shpreh Shoqatës “Hasan Prishtina” për organizimin e aktivitetit dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës në ruajtjen e lidhjes me Kosovën.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidentja Osmani pritet të zhvillojë edhe takime të tjera me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe zyrtarë amerikanë.